yteteRusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar! Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. 7 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë raportuar të zhdukur deri më tani. Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin’ e Ukrainës në shkallë të plotë. Sakaq, ministri i Jashtëm i Ukrainës thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund dhe duhet ta ndalë Putin-in që të sulmojë.
Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin.