Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja.
Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar ‘Malet me blerim mbuluar’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje.
Veterania e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.
Varrimi do të bëhet sot në orën 14:00 në Varrezat e Sharrës.
(BalkanWeb)