Ballina Lajme Moti i keq dëmton urën në aksin Berat-Mallkastër

Moti i keq dëmton urën në aksin Berat-Mallkastër

1

Reshjet me intensitet të lartë dhe vërshimi i lumit Gjanicë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bashkinë e Mallakastrës. Është shembur ura në fshatin Metoh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj tha se është duke u punuar për te shmangur dëmtimin e mëtejshëm të urave përgjatë aksit Berat-Ballsh. Përpos infrastrukturës dëme ka dhe në bujqësi, ku janë përmbytur disa hektare.