Ballina Bota Momenti kur reporterit i “fluturon” raketa mbi kokë, teksa raporton nga Ukraina

    Momenti kur reporterit i “fluturon” raketa mbi kokë, teksa raporton nga Ukraina

    2

    Një korrespodent australian u gjend në një situatë dramatike, teksa po raportonte në Ukrainë pas sulmeve ruse që filluan në orët e para të së enjtes.

    Sipas medieve të huaja, fotoreporteri Bryce Wilson po raportonte nga qyteti Kramatorsk i Ukrainës, kur u ndesh me raketën që po i fluturonte ‘sipër kokës’.

    Linjat ajrore kanë anuluar fluturimet drejt Ukrainës për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve pasi armët kanë filluar të mbushin qiellin në të gjithë rajonin, derisa avionët u ndaluan gjithashtu në disa pjesë të Rusisë.

    Derisa Wilson filloi të filmonte përmbledhjen e tij mbi situatën, ai u përfshi në kaos pasi armët filluan të vërshojnë mbi të.

    ‘Oh dreq, kjo është një raketë! Kjo është një raketë!’, bërtet ai.