Ballina Lajme Mes insekteve dhe detit, plazhi i Divjakës i pa dizinsektuar

Mes insekteve dhe detit, plazhi i Divjakës i pa dizinsektuar

0

Plazhi i Divjakës e nis sezonin zyrtar në fund të muajit qershor. E megjithatë, vija bregdetare ka nisur të frekuentohet nga pushuesit.

Bashkia ka kryer pastrimin e rërës, por për plazhistët, qëndrimi është shqetësues për shkak të insekteve të shumta.  Ata thonë se nuk është kryer dezinsektimi dhe nëse qëndron gjatë në një vend, insektet të pickojnë.

Bizneset sezonale ende nuk janë hapur, ndërsa një pjesë e tyre  janë duke ndërtuar strukturën prej druri e cila do të ofrojë shërbim vetëm 3 muaj për pushuesit.

Edhe këtë vit në Divjakë, deti është tërhequr duke zgjeruar sipërfaqen e rërës, një fenomen ky jo shqetësues sepse u jep mundësinë pushuesve të lahen në ujërat e cekëta të Adriatikut.

/RTSH/