Atletja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka nisur të shkruajë historinë e saj si atletja e parë shqiptare që po kalon me not kanalin e Otrantos.
Videon e guximshme të Evës e ka ndarë në rrjetet sociale edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili e përshëndet sipërmarrjen e guximshme të Evës, duke e quajtur sensacionale.
Me profesion avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut shqiptarja që jeton në Australi është shprehur për mediat se të notojë nga perëndimi drejt lindjes për të mbërritur në tokën e shqiponjave e veçanërisht në Vlorë është pasioni i saj më i madh
Ideja për të ndërmarrë këtë iniciativë Eva tha se i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë rrugëtimit me not që pritet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.
Top Channel