Ballina Bota Mbi 500 të vdekur pas tërmetit apokaliptik, reagon Erdogan: Shpresojmë ta kalojmë...

    Mbi 500 të vdekur pas tërmetit apokaliptik, reagon Erdogan: Shpresojmë ta kalojmë shpejt këtë fatkeqësi, autoritet në gatishmëri

    1

    Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

    Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllime për humbjen e mbi 500 jetëve, në Turqi dhe Siri, ndërsa tha se autoritetet janë në këmbë për të bërë maksimumin dhe për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur ende nën rrënoja.

    “Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë së bashku ta kapërcejmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, deklaron ai.