tvkombi
tvkombi

Tërmeti në Turqi/ Begaj shpreh ngushëllimet: Tragjedi e tmerrshme, qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre

Bota

Publikuar ne:09:25 - 06/02/2023

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Turqi dhe Siri, ku një tërmet 7.8 i shkallës rihter shkaktoi qindra viktima dhe mijëra të plëgosur. Me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, Begaj shprehu ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa tha se shqiptarët qëndrojnë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre që humbën jetën në tragjedi.

I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi #Turkiye dhe # Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj.

Një tërmet 7.8 i shkallës rihter goditi një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 persona duke plagosur më shumë se 2300 të tjerë.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur dhe duke dëmtuar më shumë se 1,700 ndërtesa.

/rtsh.al/

Ju sugjerojmë