Ballina Lajme Matura Shtetërore/ 30 mijë maturantë i nënshtrohen nesër provimit të Gjuhës Shqipe...

Matura Shtetërore/ 30 mijë maturantë i nënshtrohen nesër provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

0

Nxënësit e arsimit të mesëm do t’i nënshtrohen të mërkurën (7 qershor), provimit të dytë të Maturës Shtetërore.

30 mijë maturantë do të kryejnë nesër në orën 10:00 provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, provim i cili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Sakaq, maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, kryesisht më datë 13 qershor do të mbahet provimi i Matematikës dhe provimi i katërt i cili përmbyll ciklin, ai me zgjedhje që do të mbahet më 19 qershor.

Më 1 qershor nxënësit e gjimnazeve iu nënshtruan provimit të Gjuhës së Huaj, ndërsa u uruan edhe nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.