Ballina Lajme Makina përplaset me bordurën në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën pasagjeri

Makina përplaset me bordurën në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën pasagjeri

0

Është regjistruar një aksident ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Një mjet është përplasur bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri 35-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;