Ballina Lajme Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike

Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike

1

Tiranë- Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ka dorëzuar kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike.

Mësohet se Basha e ka bërë dorëzimin përmjet emailit, ndërkohë që në 29 korrik pritet të mbahen zgjedhjet për kreu ne ri të partisë. Kjo lëvizje e Bashës vjen menjëherë pas mbledhjes së Këshillit kombëtar, i cili u mbajt ditën e sotme.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të kësaj të marte morën pjesë vetëm 7 deputetët dhe një pjesë jo të madhe të anëtarësisë, gjithsej 174 anëtarë, nga mbi 400 anëtarë. Në këtë mbledhje, që rikonfirmoi ndarjen në 2 pjesë të PD, nuk mori pjesë asnjë prej figurave me poste drejtuese, përveç Enkelejd Alibeajt, që është nënkryetar.