Ballina Bota Lufta në Ukrainë, Papa takohet me ambasadorin rus

    Lufta në Ukrainë, Papa takohet me ambasadorin rus

    2

    Papa Françesku u takua me ambasadorin e Moskës në Vatikan të premten në ambasadën ruse për të shprehur shqetësimet e tij për pushtimin e Ukrainës.

    Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha për CNN se Papa shkoi për të shprehur “shqetësimin e tij për luftën” në Ukrainë dhe u takua me ambasadorin për më shumë se një orë e gjysmë.

    Vizita konsiderohet të jetë një dukuri e pazakontë dhe nuk është në përputhje me protokollet normale.

    Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e  rrugët e Kievit.Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë.

    Përballjet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.

    Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë.

    Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me rezistencën e Ukrainës.

    Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës tha se sot do të jetë “dita më e vështirë” e luftës.

    Sapo Kievi të rrethohet, inteligjenca amerikane beson se plani do të jetë që forcat speciale ruse të hyjnë dhe të marrin një aeroport me gjasë Sikorsky ose Boryspil,  i cili më pas do të përdoret për fluturimin e 10,000 avionëve që do të sulmojnë.