Ballina Bota Kush është ‘Fantazma e Kievit’, arma sekrete e Ukrainës që po tmerron...

    Kush është ‘Fantazma e Kievit’, arma sekrete e Ukrainës që po tmerron rusët  

    2

    Prej tre ditësh Rusia po bombardon Ukrainën, ndërsa në Tëitter po qarkullon historia e një piloti ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.

    Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit” që fluturon me MiG-29, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.

    Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.

    Ai ka rrëzuar gjashtë aeroplanë rusë duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI. “Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve, që konsiderohet një mision tejet i vështirë.

    “Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.