tvkombi
tvkombi

KUKËSI TREGON “DHËMBËT”, E NIS ME FITORE FAZËN PËRGATITORE

Sport

Publikuar ne:18:13 - 08/01/2018

Ka nisur me këmbë të mbarë faza përgatitore në Antalya për skuadrën e Kukësit.
Verilindorët mundën në testin e parë miqësor skuadrën turke të Kayserispor 2 me 1. Të gjitha golat e takimit u realizuan në fraksionin e parë, me kukësianët që kaluan në avantazh të dyfishtë brënda 1 minute.
Ishte Peposhi që zhbllokoi takimin në të 21-tën minutë, ndërsa pak sekonda më pas mbrojtësi Shameti shënoi golin e dytë.
Turqit reaguan në të 40-tën, ishte Turan që ngushtoi shifrat. Minutat e mbetura folën vetëm për skuadrën e Kayserispor por që rezultat i mbeti i pandryshuar.

Ju sugjerojmë