Ballina Lajme Kryeministri Edi Rama sërish në fokus të vëmendjes ë tij ndryshimet e...

Kryeministri Edi Rama sërish në fokus të vëmendjes ë tij ndryshimet e mëdha që po ndodhin në bashkinë e Fierit.

1

Kryeministri Edi Rama në mënyrë të shpeshtë ka pasur si kryefjalë të nisjes së ditës së tij shumë nga ndryshimet e mëdha që po ndodhin në bashkinë e Fierit. Janë zhvillime ekonomike në sektorin e bujqësisë, në njësi të ndryshme administrative të kësaj bashkie, por edhe investime me impakt të gjerë për jetën e komunitetit të saj, ato që kanë qenë në qendër të vëmendjes së tij. Edhe në ditën e sotme ai ka postuar një tjetër qëndrim të tij përsa i përket investimit madhor në bashkinë e Fierit atë në lumin Gjanica.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”- ka uruar kryeministri i vendit Edi Rama në nisje të ditës së sotme. Aktualisht në lumin Gjanica është drejtë përfundimit rehabilitimi i segmentit të dytë që ishte kthyer në një grumbullim mbeturinash dhe burim përmbytjesh.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ky kantier i cili është drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanica.Ai nuk ka harruar të përmend faktin që deri dje ishte ky lumë ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit.

Ky investim i qeverisë dhe i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po e shndërron qendrën e qytetit dhe lumin Gjanica. Në kuadër të këtij investimi është punuar për shtrimin me pllaka guri dhe atyre dekor, ndërkohë që janë duke u dekoruar brigjet e lumit Gjanica me pemët dekorative. Me gjatësitë e fituara për qytetarët fierakë krijohen hapësira të reja tërheqëse dhe pushuese. Nuk do të jetë e largët dita që edhe problemi i ndotjes nga mbetjet hidrokarbure do të marrë fund.

/Tv kombi/