Ballina Lajme Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati reagon ndaj anulimit të ndeshjes...

Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati reagon ndaj anulimit të ndeshjes mes Kastriotit dhe Bylisit.

1

 

 

Anulimi i ndeshjes mes Kastriotit dhe Bylisit ka qenë në qendër të diskutimeve në botën sportive shqiptare si pasojë e kërcënimit të arbitrit kryesor Juxhin Xhaja dhe familjarëve të tij. Si pasojë e kësaj ndodhie ndeshja e javës së 28-të në Superligë mes Kastriotit dhe Bylisit u anulua.

Përballë kësaj situate kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati pranon se situata është e rëndë dhe se Shoqata mund të mos marrë më përsipër ndeshjet e Kastriotit. Ai ka bërë të ditur se pas marrjes së njoftimit të kërcënimit të jetës për familjarët e arbitrit Juxhin Xhaja nga njerëz pranë klubit të Kastriotit janë vënë në dijeni institucionet përkatëse për të mos e zhvilluar këtë ndeshje. Ai ka shkuar deri në ekstrem për marrjen e masës që si shoqatë të mos marrim përsipër arbitrimin e ndeshjeve të Kastriotit.

Kastrati ka kërkuar që arbitrat duhet të marrin kurajën dhe të denoncojnë presionet që atyre iu bëhet duke iu referuar dhe anulimit të golit të Laçit po në sfidën kundër Kastriotit një javë më parë për shkak të presioneve. Ai do ti cilësonte këto ndodhi që po njollos futbollin.

Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati e cilëson të papranueshme situatën e krijuar pasi tek e fundit këto janë sjellje që vënë në rrezik jetën e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre. Sipas tij ky është një sport i bukur që nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë.

/TV KOMBI/