Ballina Lajme KQZ pritet ti japë nesër mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Belerit, si...

KQZ pritet ti japë nesër mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Belerit, si dhe 12 të zgjedhurve të tjerë vendor

0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që nesër, nëpërmjet një projektvendimi, ti japë mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Beleri është në masën “arrest me burg”, pasi akuzohet për cënim të procesit zgjedhor nëpërmjet blerjes së votave në Himarë.

Rasti i tij është bërë çështja e debatueshme edhe midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku pala greke ka ngritur pretendime se arrestimi i Belerit ka të bëjë me dhunimin e minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa pala shqiptare është shprehur se rasti i tij është vetëm një çështje e drejtësisë.

Pavarësisht faktit se Beleri ndodhet në burg, KQZ pritet ti japë atij mandatin e kryebashkiakut të Himarës. Rezultati nuk është kundërshtuar nga PS.

Po nesër KQZ pritet të japë mandatin:

“Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Finiq, Qarku Vlorë, z. Romeo Kosta Çakuli, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Selenicë, Qarku Vlorë, z. Nertil Engjëll Bellaj, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Dropull, Qarku Gjirokastër, z. Dhimitraq Pandeli Toli, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, z. Erion Adriatik Isai, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Devoll, Qarku Korçë, z. Eduard Gazi Duro, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Maliq, Qarku Korçë, z. Gëzim Ali Topçiu, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Dimal, Qarku Berat, zj. Juliana Flamur Memaj, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, z. Tonin Zef Marinaj, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, z. Fisnik Ymer Qosja, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Librazhd, Qarku Elbasan, z. Mariglen Hasan Disha, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Pogradec, Qarku Korçë, z. Ilir Telha Xhakolli, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

/rtsh.al/