Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin këtë të enjte që të ripërsëriten zgjedhjet në qytetin e Rrogozhinës.
Pas pretendimeve nga ana e opozitës dhe hapjes së kutisë së burgut e cila përmbysi rezultatin mes kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatit socialist, Kolegji Zgjedhor ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten.
Kujtojmë se shumicën e votave në Rrogozhinë mori kandidati i PS, Edison Memolla fitoi mandatin e tij të dytë me vetëm 30 vota diferencë, përballë atij të ‘BF’, Shkëlqim Hoxha i cili nuk pranoi humbjen, ku pretendonte se votat janë manipuluar. KAS rihapi kutinë e burgut ku kishte pretendime, por rezultati nuk ndryshoi. Koalicioni Bashkë Fitojmë ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili ka vendosu ripërsëritjen e zgjedhjeve.