Ballina Lajme Kishte kthyer fabrikën e këpucëve në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Spanjë

Kishte kthyer fabrikën e këpucëve në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Spanjë

0

Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari kishte kthyer në shtëpi bari magazinë të madhe të projektuar më parë si fabrikë këpucësh.

Në momentin e arrestimit u kryen dy kontrolle, njëri në banesë dhe tjetri në magazinë, ku u gjetën 1100 bimë kanabis në gjendje të lulëzuar./Opinion.al