Ballina Lajme Kandidatët socialiste urojnë nga xhamia e Fierit festën e Fitër Bajramit.

Kandidatët socialiste urojnë nga xhamia e Fierit festën e Fitër Bajramit.

2

 

E përbashkëta e urimit mbarësi, begati, shëndet dhe zoti ua pranoftë gjithë sakrificat Në ditën e shenjtë të Fitër Bajramit përfaqësues politikë të qarkut të Fierit kanë kryer urimet e rastit në xhaminë e Fierit. Pas kryerjes së takimeve janë shprehur dhe urimet e rastit nga të pranishmit në këtë takim, kryesisht nga kandidatët për kryetrarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari aktual i bashkisë së Fierit Armando Subashi do të uronte: “Gëzuar festën e Bajramit! Paçin kurdoherë mbarësi, begati, shëndet në familjet e tyre dhe zoti ua pranoftë gjithë sakrificat, gjithë lutjet që kanë bërë gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit. Mbarësi e begati për të gjithë.” Por kjo vizitë është shoqëruar dhe me dorëzimin e një leje ndërtimi për një objekt kulti për të cilin Subashi do të shpjegonte: “Kemi dorëzuar në mënyrë simbolike dhe një leje ndërtim për një xhamit të re që do të ndërtohet në Mbrostar dhe menduam që të zgjidhnim ditën e sotme për ta bërë këtë simbolikë të thjeshtë dhe kuptimplote duke uruar dhe mbarësi në ndërtimin e asaj xhamie”.

Ndërsa kryetarja aktuale e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, do të uronte: “Në ditën e Bajramit uroj gjithë besimtarët myslimanë që zoti t’ua pranojnë sakrificat dhe lutjet në muaji e agjërimit dhe qoftë kjo një ditë e begatë për të gjitha familjet dhe për çdo besimtar myslimanë.” Ndërsa kandidati socialist për bashkinë e Patosit Fatjon Duraj me pak fjalë do të shprehej në mënyrë të përzemërt: “Agjërim të pranuar dhe mbarësi në çdo familje të besimtarëve myslimanë!”.

Një urim për besimtarët mallakastriotë do të drejtonte dhe kryetari aktual Qerim Ismailaj: “Gëzuar Fitër Bajramin! Gëzuar gjithë besimtarëve mallakastriotë myslimanë dhe gjithë shpotarëve. Kjo festë sjelltë sa më shumë fat, paqe, harmoni dhe mirëqenie në çdo familje shqiptare. Zoti pranoftë të gjitha sakrificat e bëra gjatë muajit të shenjtë të ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.” Dhe zinxhiri i urimeve do të mbyllej nga drejtuesi politik i qarkut, deputeti Taulant Balla i cili do të shprehej: “Qoftë i pranuar agjërimi për të gjithë ata që u përkushtuan gjatë këtij muaji. Shëndet dhe mbarësi gjithë Fierit dhe gjithë Shqipërisë.”