Ballina Bota “Ju keni frikë”/ Gazetarja ukrainase shpërthen e përlotur përpara Boris Johnson!Video

    “Ju keni frikë”/ Gazetarja ukrainase shpërthen e përlotur përpara Boris Johnson!Video

    2

    Një gazetare ukrainase e përlotur ka shpërthyer ndaj kryeministrit britanik Boris Jonson, gjatë një konferencë për shtyp në Poloni.

    “Ju keni frikë…”, i është drejtuar gazetarja Daria Kaleniuk, kryeministrit Jonson.

    “Ju nuk do të vini në Kiev... sepse keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo tashmë kishte “tashmë nisur”, raporton Daylimail.

    Johnson u përgjigj se ai po bënte atë që mund të bënte dhe se nuk mund të pretendonte që Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht.

    Ndërkohë qindra civilë janë vrarë dhe plagosur.

    OKB thotë se të paktën 136 civilë janë vrarë deri më tani, duke përfshirë këtu edhe 13 fëmijë.

    Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar  është gati për të pranuar refugjatë në numra të konsiderueshëm, që mund të shkojnë  deri 200,000.

    Jonson theksoi se ka ende më shumë gjëra që mund dhe do të bëhen për sanksionet.

    https://twitter.com/i/status/1498620035111305218
    Ukrainian journalist Daria Kaleniuk asks a question during a press conference by Prime Minister Boris Johnson at the British Embassy in Warsaw, Poland after his meeting with Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki. Picture date: Tuesday March 1, 2022.