Ballina Vendi Xhaçka në takim me trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria, në krye të...

Xhaçka në takim me trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria, në krye të përpjekjeve pranë ukrainasve! Rusia ta dijë se asgjë nuk do jetë si më parë derisa agresioni të marrë fund

2

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë për informimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës.

Xhaçka në fjalën e saj u shpreh se lufta që ka ardhur në Evropë është  e paprovokuar dhe pa asnjë arsye. Xhaçka tha se Shqipëria është në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën.

Këto janë kohë shumë të vështira dhe shumë sfiduese. Kohë shumë të dhimbshme dhe tragjike gjithashtu që shpresonim se nuk do t’i shihnim më kurrë në kontinentin evropian. Për ne në Ballkanin Perëndimor kjo është veçanërisht e dhimbshme dhe dhimbja e miqve tanë ukrainas krijon një rezonancë në një mënyrë veçanërisht të fortë sepse ne ende i kujtojmë imazhet e tmerrshme nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova, luftërat e fundit në Evropë siç menduam. Jo vetëm kaq, por si një rajon që është parë prej kohësh nga Rusia si një një zonë e pambrojtur nga BE ndaj sulmeve, si një rajon që ka përjetuar ndërhyrjen ruse dhe përpjekjet për të fermentuar tensionet dhe konfliktet, ne ndjehemi të shqetësuar për cfarë po ndodh.

Lufta ka mbërritur në Evropë. Lufta ka mbërritur në Evropë pa arsye racionale. Lufta ka ardhur sepse Rusia, ose më mirë presidenti i saj, dhe lidershipi i saj – aq sa udhëheqja e saj mund të bëjë gjithçka pa e thënë presidenti – vendosën se nuk mund të jetonin me një Ukrainë paqësore dhe demokratike, si fqinjin e tyre dhe ndërmorën një luftë të paligjshme agresioni ndaj një fqinji paqësor në shkelje të hapur të të gjitha ligjeve dhe normave që drejtojnë sjelljen e qytetëruar dhe sistemin e bazuar në rregulla ndërkombëtare. Në të vërtetë, mund të thuhet se dëshira për të shkatërruar sistemin e bazuar në rregulla është një motivues i fortë për Vladimir Putin”, tha Xhaçka