Ballina Lajme Jennifer Aniston rrëfen për herë të parë pse nuk u bë kurrë...

Jennifer Aniston rrëfen për herë të parë pse nuk u bë kurrë nënë

1

Jennifer Aniston i ka shmangur thashethemet e shtatzënisë për dekada, dhe madje ajo ka hequr qafe presionin e publikut për t’u bërë nënë në shumë raste.

Ndërsa tani për herë të parë, aktorja ka folur për problemet e saj me fertilitetin dhe rrugën e saj sfiduese me fekondimin in vitro. Në një intervistë të re për Allure, 53-vjeçarja tregon se u përpoq të krijonte familje disa vite më parë, por jeta kishte plane të tjera për të.

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua”.Të gjitha vitet, vitet e spekulimeve… Ishte vërtet e vështirë. Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë. Po bëja gjithçka mundja. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder’. Ti thjesht nuk e mendon. Dhe ja ku jam sot. Ajo mundësi tashmë ka ikur, “tha ajo.