Ballina Lajme Ishin nisur me veliere nga Kroacia drejt Turqisë, tre persona mbeten në...


Ishin nisur me veliere nga Kroacia drejt Turqisë, tre persona mbeten në det të hapur dhe kërkojnë ndihmë nga Policia në Vlorë

2

Disa shtetas të huaj mbetën në det të hapur dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt duke kërkuar ndihmë nga Policia Kufitare e Vlorës.

“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, bën me dije policia.