Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është thirrur në SPAK. Sipas gazetares Klodiana Lala Cani është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.
Po sipas gazetares Lala, ish-ministri do të pyetet për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Në vijim pritet që të dalin detaje në lidhje me dëshminë e tij.