Ballina Lajme Ilir Meta: Momenti të transformohet politika me referendum, populli i 2 marsit...

Ilir Meta: Momenti të transformohet politika me referendum, populli i 2 marsit të nisë rrugën

1

“Ka ardhur momenti që politika të transferohet me referendum”. Kështu deklaroi Ilir Meta në një dalje për mediat nga selia e LSI, pasi mori kartën e anëtarësisë.

Meta sulmoi gjithashtu Lulzim Bashën, që sipas tij kishte programuar çdo gjë me Edi Ramën. Ai tha se referendumi do të sjellë transformimin e plotë të politikës shqiptare dhe siç thekson ai “populli i 2 marsit” do ta realizojë. “Shpatën e Demokleut” e quan ai referendumin që sipas tij do të rrëzojë Esat Pashët e rinj të vendit.

“Basha çdo gjë e kishte të mirëprogramuar me Edi Ramën. Jam këtu për të falënderuar të gjithë simpatizantët e LSI. Kam besim me angazhimin e tyre për çështje edhe më madhore. Kemi ndryshim të rrethanave historike. Nuk është më në forcë politike ajo që mund të ndryshoje fatet e vendit.

Ka ardhur momenti për në transformim totalisht të sistemit në vend dhe populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij, të shumëfishohet dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë dhe mënyrë që do të vendosë nën kontroll këtë klasë politike. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut. Esat Pashë të rinj të këtij vendi dhe ngulin thika pas shpine”, deklaroi Meta.

Dje, Meta përfundoi mandatin 5-vjeçar si president  Republikës dhe ia dorëzoi detyrën kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj. g.v/abcnews.al