Ballina Lifestyle & Showbiz I premtoi 1.800 dollarë nëse për 6 vite qëndron pa rrjete sociale,...

I premtoi 1.800 dollarë nëse për 6 vite qëndron pa rrjete sociale, i riu e kalon sfidën që i vendosi e ëma

2

Nëse dikush do t’ju thoshte se do t’ju paguaj 1.800 dollarë për të qëndruar pa rrjete sociale për gjashtë vite, a do ta bënit? A mundeni? Sivert Klefsaas pikërisht e ka bërë një gjë të tillë.

“Mendoja se është fantastike. Mendoja se nuk janë asgjë gjashtë vite”, tha për CNN i riu.

Në vitin 2016, Lorna Goldstrand Klefsaas e kishte sfiduar të birin 12-vjeç, që të qëndrojë larg rrjeteve sociale derisa të mbushë 18 vje

E nëse do të bënte një gjë të tillë, ajo do ta shpërblente me para të majme në ditën kur edhe do të festojë 18-vjetorin e lindjes. Më 19 shkurt 2022, Sivert konfirmoi se mori shpërblimin.

Lorna ishte inspiruar nga një sfidë që e dëgjoi në radio që quhej “16 për 16”, ku një nënë ia kishte dhënë të bijës 1,600 dollarë kur ajo mbushi 16-vjeç, për faktin se kishte qëndruar larg rrjeteve sociale, tha ajo.

Kështu një ditë vendosi t’i shtojë dy vite dhe 200 dollarë më shumë për të ia dhënë të birit.

Sivert tha se nuk ishte vështirë të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk kishte menduar edhe aq shumë për to gjatë gjashtë viteve.

Si 12-vjeçar, Sivert pranoi se nuk i kishte përdorur edhe aq shumë rrjetet sociale, e i vetmi aplikacioni të cilin e kishte provuar ishte Snapchat të cilin të njëjtën ditë që e hapi e fshiu nga tel