Ballina Lifestyle & Showbiz Avioni i Elton John pëson defekt në ajër

Avioni i Elton John pëson defekt në ajër

2

Elton John kaloi një dramë të tmerrshme, pasi aeroplani i tij privat filloi të shfaqte probleme gjatë fluturimit.

Këngëtari 74-vjeçar i “Candle In The Wind” po fluturonte për në New York për të performuar, kur avioni i tij pësoi një dështim hidraulik.

Pilotët e avionit e ndërprenë dy herë fluturimin në një ditë, për shkak të erërave të forta me shpejtësi 128 kilometra në orë.

“Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mund të ulej. Ishte e tmerrshme ta shihje”, tha një dëshmitar.
Këngëtari 74 vjeçar, u trondit nga kjo situatë, por disa orë më vonë kapi një tjetër fluturim për në SHBA në kohë për një koncert.

Drama e tij filloi menjëherë pasi avioni në vlerë 66 milionë funte (79.2 milionë euro) u largua nga aeroporti për në New York.

Rreth një orë pas udhëtimit, avioni pësoi një dështim hidraulik dhe pilotit iu desh të bënte një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa i afrohej bregut të Irlandës jugore.

Ai u kthye në Farnborough dhe mori radio kontrollin e trafikut ajror për të shpallur një ulje emergjente.

Hidrauliku Philip Thomson ishte duke punuar në aeroport dhe i tha gazetës The Sun:
“Moti i tmerrshëm dhe erërat e forta e bënë pothuajse të pamundur uljen.

Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mundi të arrinte. Aeroplani po zbriste dhe ishte në gjysmë të rrugës përgjatë pistës kur hoqi dorë nga përpjekjet për të goditur asfaltin. U ngrit përsëri në ajër”