Ballina Lajme I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, arrestohet 38-vjeçari

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, arrestohet 38-vjeçari

1

Një 38-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për disa vepra penale.

Mësohet se në pranga ka rënë Dritan Hyka (Asimaj), banues në Selenicë. 38-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Milanos me 8 vjet burg, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”.

Gjatë vitit 2012, Dritan Hyka (Asimaj) ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali. Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë.

Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet.    Në vijim të veprimeve, shtetasi Dritan Hyka (Asimaj) u arrestua me qëllim esktradimin drejt Italisë./ Opinion.al