Ballina Lajme Humbi jetën në aksident, polici po lëvizte në korsinë e gabuar

Humbi jetën në aksident, polici po lëvizte në korsinë e gabuar

0

Një punonjës policie ka mbetur i vdekur pasi mjeti i tij është përplasur me një trajler në aksin Korcë Bilisht në afërsi të fshatit Neviçisht.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.

Policia beri të ditur se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale ndërkohë që Vaskë Çunoti drejtues i mjetit të tonazhot të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor.

Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasje e mjetit të vogël me mjetin e tonazhit të rëndë.

Nga përplasja, mjeti është përfshirë nga flakët dhe u desh nderhyrja e shërbimit zjarrfikës për të fikur zjarrin.

Goditja ka qenë aq e fortë sa 62 vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e trajlerit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.