Ballina Lajme Humbën vajzën nga përplasja me skafin, familja nga Tropoja ishte kthyer nga...

Humbën vajzën nga përplasja me skafin, familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime në Himarë

1

Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë për BalkanWeb detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesditë në plazhin e Potamit.

Fëmija është identifikuar si vajza me inicialet J.A., lindur e rritur në Angli.

Mësohet se familja e vajzës 5 vjeçe që ndërroi jetë nga forca e përplasjes me mjetin lundrues jeton prej vitesh në Angli.

Familja Avdia që pësoi një tragjedi të vërtetë teksa ndodhej me pushime në Himarë është me origjinë nga Tropoja.