Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi videon e plotë të Safet Gjicit me shtetasen Alma K., ka zbuluar prapaskenat e skandalit.
Hoxha tha se për videon është vënë në dijeni ditën që është bërë betimi në bashkinë e Kukësit, kur kishte 3 ditë nga inçizimi i saj.
Ai deklaroi në emisionin e Ylli Rakipit se skandali kryesor u tentua të mbulohej me gjëra dytësore, që në rastin e Safet Gjicit ishte akti seksual në zyrën e kryebashkiakut.
Gazetari theksoi se duke bërë zhurmë me skandalin seksual, po largohej vëmendja nga tenderi për qentë e rrugës.
“Videoja është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit.
Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami i qenit u nxirrkan para. E di sa territor ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është këqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra se kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambjentaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës.
Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill, por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë”, nënvizoi Hoxha./ CNA.al