Ballina Lajme Hapen aplikimet për kredi të buta në Bashkinë e Fierit.Ja si mund...

Hapen aplikimet për kredi të buta në Bashkinë e Fierit.Ja si mund të përfitoni “Strehim Social…

19

Bashkia e Fierit ka hapur aplikimet për familjet e pastreha për të përfituar kredi të lehtësuar nga shteti.Aplikimet për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” nisin nga data 19.09.2022 deri me datë 20.10.2022.

NJOFTIMI I BASHKISË

Në zbatim të ligjit Nr.22/2018 “Për strehimin social” neni 48, VKM Nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar Strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore” pika 12, VKM Nr. 453, datë 03.07.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe proçedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, i ndryshuar me VKM nr.268, datë 29.04.2022, Komisioni i Strehimit, Bashkia Fier, në kuadër të zbatimit të programit social të subvencionimit të interesave të kredisë , njofton:

1. Të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” nga data 19.09.2022 deri me datë 20.10.2022.

2.Të gjitha familjet e pastreha që kanë aplikuar për t’u trajtuar me programin social të subvencionimit të interesave të kredisë, të cilat kanë përfituar statusin e familjes së pastrehë miratuar me Vendim të Këshillit të Bashkisë Fier, të rifreskojnë dokumentacionin ligjor nga data 19.09.2022 deri më datë 20.10.2022 .

2. Dokumentacioni sipas pikave 1 dhe dy të këtij njoftimi të depozitohet pranë Sporteleve të Drejtorisë Juridike, Në Zyrat e Shërbimit me Një Ndalesë, brenda datës 20.10.2022.

3. Për familjet që gëzojnë statusin e familjeve të pastreha të miratuara me vendime të mëparshme të Këshillit Bashkiak, mosdepozitimi i dokumentacionit ligjor të rifreskuar brenda afatit të sipërcituar, do të sjellë humbjen e të drejtës për të vazhduar vijimin e procedures, por, familja ruan të drejtën për të aplikuar sërish në përputhje me kërkesat ligjore të parashikuara në këtë ligj.

Faleminderit!