Ballina Lajme Gjykata e Lartë jep vendimin: Bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet...

Gjykata e Lartë jep vendimin: Bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet në Turqi

1

Gjykata e Lartë vendos ekstradimin drejt Turqisë të bosit të kriptomonedhave, Faruk Ozer. Ky i fundit akuzohet për mashtrim ndaj qytetarëve.

Ai ndodhet i paraburgosur në burgun nr. 313 Tiranë më masën e sigurimit “Arrest ne burg”, pas urdhër-arrestit të Gjykatës turke, pasi akuzohet se ka fituar 2 miliardë $ nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Turku u arrestua më 30 gusht të vitit të kaluar teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.