Disa ditë më parë karabinierët italianë të Nor të Città della Pieve ndaluan një makinë të dyshimtë, teksa kalonte përgjatë rrugëve të qytetit Tuoro sul Trasimeno. Nga policia e shtetit fqinj mësohet se në timon ishte një 40-vjeçar nga Shqipëria. Nga hetimet rezultoi se ndaj tij ishte në lëshuar një urdhër-arresti europian, pasi në Gjermani ai ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge.
Pas përfundimit të formaliteteve, burri u transferua në burgun e Perugia-Capanne.