Ballina Lajme Gjermani/ Rrëmbeu dhe përdori si skllave të renë,dënohet me 9 vite burg...

Gjermani/ Rrëmbeu dhe përdori si skllave të renë,dënohet me 9 vite burg pjesëtarja e ISIS

0

Një 37-vjeçare gjermane është dënuar me nëntë vite burg nga drejtësia gjermane për mbajtjen e një gruaje jazide si skllave, për krime kundër njerëzimit si dhe anëtarësim në organizatën terroriste ISIS.

Gjykata e Lartë Rajonale e Koblenz e shpalli gruan 37-vjeçare, e identifikuar vetëm si Nadine K. fajtore për përdorimin e armëve të luftës, krime kundër njerëzimit, trafikim njerëzor dhe ndihmë dhe nxitje për gjenocid dhe dhunë seksuale.

Pasi Shteti Islamik, i njohur gjithashtu si ISIS, pushtoi atdheun tradicional të pakicës fetare Yazidi në Irakun verior në vitin 2014, burrat u vranë dhe mijëra gra dhe fëmijë u skllavëruan dhe u detyruan t’i shërbenin grupit radikal islamik.

Gjithashtu u zbulua se ajo e kishte inkurajuar burrin e saj të përdhunonte dhe rrihte gruan.

Sipas vendimit të gjykatës, 37-vjeçarja u martua me burrin e saj, një shtetas sirian, në Gjermani në korrik 2013 dhe u konvertua në Islam. Burri i saj u kthye në Siri për të punuar si mjek, dhe ajo e ndoqi atë në dhjetor 2014. Të dy individët shkuan me dëshirë për t’iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik, tha gjykata.

Ata më vonë u zhvendosën në Mosul, në Irakun verior dhe në prill 2016, burri i Nadine solli gruan e robëruar Yazidi për të jetuar me familjen. Që nga rrëmbimi i saj nga Shteti Islamik në vitin 2014, ajo ishte detyruar në skllavëri shtëpiake dhe seksuale.

Gjatë kësaj kohe, burri përdhunonte dhe rrihte rregullisht viktimën, gjë për të cilën Nadine K. Kishte dijeni, argumentuan prokurorët. Familja e liroi gruan vetëm kur u përpoqën të arratiseshin nga bastioni i fundit i Shtetit Islamik, Baghouz, një fshat në Sirinë lindore, në mars 2019, sipas deklaratës së gjykatës.

Rasho ishte në gjendje të kthehej në familjen e saj në vitin 2019 – pothuajse pesë vjet pasi ajo u rrëmbye për herë të parë nga grupi i Shtetit Islamik. Gjykata konstatoi se ajo “po vuan ende shumë nga pasojat e krimeve të kryera kundër saj”./Opinion.al