Ballina Bota FOTO/ Prej disa javësh të strehuar në bunker, 71 foshnja jetime evakuohen...

    FOTO/ Prej disa javësh të strehuar në bunker, 71 foshnja jetime evakuohen nga Sumy në një zonë të sigurt

    1

    Autoritetet ukrainase thonë se kanë arritur të transferojnë 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Foshnjat ishin strehuar në një bunker gjatë javëve të fundit.

    Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje, ku pa pasur bombardime gjatë kësaj jave, raporton BBC. “Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja në zonën e luftimit,” tha Dmytro Zhyvytskyi, guvernatori i rajonit.

    Ai ka shpërndarë foto të fëmijëve në Facebook. “Këta janë fëmijë që nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor”. Guvernatori tha se disa mbetën nën kujdesin e stafit të spitalit.