Ballina Lajme Fier/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të...

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

1

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. C., 28 vjeç dhe E. Ll., 20 vjeç, pasi duke vënë muzikë në lokalin në pronësi të shtetasit F. C., në lagjen “Apollonia”, pas orarit të përcaktuar, kanë prishur qetësinë publike. Po nga këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 37 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Patrullës së Përgjithshme, për kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.