Ballina Lajme Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, çfarë pritet të diskutohet?

Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, çfarë pritet të diskutohet?

1

Tiranë- Mblidhet kryesia e PS. Vetëm pak ditë nga çelja e fushatës elektorale dhe prej më shumë se një muaj nga zgjedhjet lokale, partitë politike kanë filluar të “mobilizohen”.

Mësohet se mëngjesin e sotëm është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste. Në selinë rozë mbërriti kreu i saj, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 Majit që nis zyrtarisht më 14 Prill. Nuk dihet nëse pas përfundimit të mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat.

Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë. Tirana, Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë.