Ballina Bota E rëndë në Mariupol, gjenden të vdekur 24 fëmijë

    E rëndë në Mariupol, gjenden të vdekur 24 fëmijë

    1

    Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha të shtunën se ka mësuar për vdekjen e 24 fëmijëve në Mariupol, porti juglindor që ishte i rrethuar për javë të tëra përpara se forcat ruse ta pushtonin atë në mes të majit.

    Në total, zyra tha se të paktën 287 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt. Më shumë se 492 janë plagosur.

    “Gjatë regjistrimit të veprave penale, u bë e ditur se 24 fëmijë të tjerë vdiqën në Mariupol, rajoni Donetsk, si rezultat i granatimeve pa kriter nga ushtria ruse”, tha zyra në aplikacionin e mesazheve Telegram.

    Kryebashkiaku i Mariupolit, i rrënuar nga rrethimi, ngriti edhe një shqetësim tjetër, raporton noa.al duke cituar Reuters.

    Ai tha se në qytet kishte shpërthim të kolerës pasi sistemet e kanalizimeve u prishën dhe kufomat po kalben në rrugë.