Ballina Lajme Durrës, 44-vjeçari plagoset me një fundore predhe që e gjeti në koshi

Durrës, 44-vjeçari plagoset me një fundore predhe që e gjeti në koshi

1

Një 44-vjeçar në Durrës është plagosur aksidentalisht pasditen e sotme. Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë. 44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.