Ballina Sport “Djali im ka gjak ukrainas”/ Szczesny: Refuzoj të dëgjoj himnin rus, UEFA...

“Djali im ka gjak ukrainas”/ Szczesny: Refuzoj të dëgjoj himnin rus, UEFA dhe FIFA të marrin masa

2

Kombëtarja polake e futbollit vendosi të mos zbres në fushë për të luajtur kundër Rusisë në “playoff” e Botërorit, pas sulmuesve të vazhdueshme që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës.

Në krahë të këtij vendimit të marrë nga federata polake ka dalë edhe portieri i Juventusit dhe Polinisë, Wojciech Szczesny, i cili në një reagim i ka bërë thirrje UEFAS dhe FIFAS të marrin masa kundër Rusisë.

“Bashkëshortja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainasi, një pjesë e familjes tonë ndodhet ende në Ukrainë, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të mi janë nga Ukraina dhe janë njerëz të shkëlqyer.

Të shohësh fytyrën e tyre kupton frikën e madhe që i ka mbërthyer, frikë për vendin e tyre. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e një vendi si Rusia. Refuzoj të qëndrojë në këmbë e të dëgjoj himnin e tyre. E di që thirrja ime është thjeshtë simbolike por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të reagojnë”, shkruan ndër të tjera portieri.

Related