Ballina Lajme Dita nderkombetare e autizmit/Ogerta Manastirliu, apel bashkive për të rritur fondet e...

Dita nderkombetare e autizmit/Ogerta Manastirliu, apel bashkive për të rritur fondet e trajtimit për fëmijët me spektër autik

1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri apel bashkive që të zgjerojnë shërbimet sociale e në veçanti atë të trajtimit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Thirrjen ajo e bëri gjatë një inspektimi në Gjirokastër ku siguroi rritje të financimeve për Fondin Social.

Gjatë inspektimeve në Qendrën Sociale në Gjirokastër, për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, iu bëri apel bashkive për t’u angazhuar në zgjerimin e shërbimeve sociale, teksa tha se financimi i Fondit Social do të rritet.

Duke ju referuar vendimit më të fundit të qeverisë, Ministrja Manastirliu foli për financimin e ndërmarrjeve sociale, si një mekanizëm për ri integrimin e individëve më në nevojë.

Me reformën e aftësisë së kufizuar, për herë të parë garantohet pagesa edhe për fëmijët 0-2 vjeç, të pa përfshirë më parë në skemën e pagesave të aftësisë së kufizuar.

/rtsh.al/