Ballina Lajme Dhërmi/ Kishin ardhur si turistë por shpërndanin drogë në lokalet e natës!...

Dhërmi/ Kishin ardhur si turistë por shpërndanin drogë në lokalet e natës! Në pranga 2 anglezë, 1 në kërkim

0

Dy turistë anglezë në Dhërmi janë arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi gjatë sezonit turistik.

Sipas njoftimit të policisë, 3 anglezët kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi dhe “bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik”.

Në pranga ranë: S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez Ë. K., 32 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sekuestroi 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/