Ballina Lajme Kronike Dan Hutra flet nga burgu: Gati të vrisja edhe 20 njerëz, por...

Dan Hutra flet nga burgu: Gati të vrisja edhe 20 njerëz, por më vjen keq për diçka

1

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka folur nga burgu 302 ku ka treguar se si u njoh me Alketa Hysën, të cilën më 1 Mars i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi vetë Alketën (Elenën) dhe nënën e saj.

Hutra në një intervistë për ‘Uniko’ në Klan Plus tregon se sipas tij konflikti nisi për shtatzëninë e Alketës pasi bënë analizat rezultoi që ishte 45 ditëshe shtatzënë, ndërsa thotë se këtë të fundit e njihte prej 22 ditësh.

(Ngjarja e 1 Marsit) Si ndodhi? Cilat janë shkaqet e sjelljes që solli një tragjedi kaq të rëndë dhe kaq të papërshkrueshme me fjalë?

Dan Hutra: Është e vërtetë, është shumë e rëndë. Edhe unë për asgjë nuk dua ta justifikoj veten por unë nuk kam parë rrugë tjetër. Gjithsesi, unë në polici atë natë kur jam arrestuar nuk kam dhënë shumë detaje, kam sqaruar se për çfarë i kam bërë vrasjet por jo me detaje.

Do na i japësh këto detaje sot?

Dan Hutra: Patjetër që po. Do t’ia nis më së pari me ish-nusen ose unë nuk mund ta quaj nuse por deri sa gazetarët e çmojnë nuse dhe unë ashtu do ta quaj.

Ke bërë një ceremoni, një drekë familjare, një shkëmbim të unazave.

Dan Hutra: Unë do jap shkakun që më ka çuar drejt asaj rruge. Më datë 14 Maj 2022, me anë të shkuesisë njihem me Alketën.

Kush është shkuesi?

Dan Hutra: Shkuesi është Sabri Goci. E di ajo. Jam njohur atë ditë. Kam pirë kafe atë ditë me Alketën, kam shkuar te familja e Alketës, jemi takuar me familjen e Alketës, kemi diskutuar, të nesërmen kam mbledhur unë familjen, kemi dalë të dy familjet, kemi pirë kafe dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë domethënë…

Më datë 14 je njohur, në datë 15 keni bërë shkëmbimin?

Dan Hutra: Jo, jo. Domethënë në datën 14 jemi njohur, kam ikur unë po atë ditë që kam njohur Alketën kam shkuar te familja e Alketës.

Po atë ditë, brenda ditës?

Dan Hutra: Po, kisha dëshirë t’i njihja edhe familjen. Dhe të nesërmen jemi takuar të dy familjet. Pastaj, pas ca ditëve e kam marrë te shtëpia Alketën dhe kishim drekë, banket le ta quajmë, drekë të thjeshtë, në qytetin e Kukësit.

Drekë të thjeshtë?

Dan Hutra: Po normal, prej 50-60 vetësh.

Dan Hutra: Pas 22 ditëve Alketa dyshon për një shtatzëni. Dhe del me plakën time dhe marrin një test shtatzanie dhe e kryejnë. Dhe rezulton që ishte shtatzanë. Kam qenë në Kamzë, kur më ka marrë në telefon dhe më kanë thënë…domethënë më tregoi që ishte shtatzanë. Jam gëzuar shumë, kam ndaluar makinën se kisha frikë që do bëja ndonjë aksident ose ndonjë gjë, ishte dita më e lumtur e jetës time. Jam ndalur në ca dyqane, kam kryer ato që kryen një mashkull, detyrimet që i takojnë një mashkulli ca unaza, ca lule ca budalliqe. Kam shkuar e kam marrë familjen e Alketës dhe kam vajtur te shtëpia bashkë me të. Kam lajmëruar gjithë njerëzit në Kukës, dhe po atë ditë kam bërë një drekë shumë të madhe në Tiranë. Të nesërmen, duke u mundur duke u interesuar për ta, e marr dhe e çoj dhe i bëj një eko. I bëri ekon doktoresha në Kamzë, më thotë që nusja është 45 ditë shtatzënë. Ndërkohë unë kisha 22 ditë fiks që isha njohur jo që kishte fjetur te shtëpia ime. Ia nisa duke qeshur unë. Pse qesh? Se thashë unë 22 ditë kam që e njoh krejt atë. Ajo u pre domethënë, u befasua. Më thotë, shiko tha që të jesh i sigurt shkoi bëji një analizë gjaku. Kam marrë Alketën, kam zbritur poshtë në makinë dhe e kam çuar në një klinikë të Spitalit Amerikan ku ka dhënë gjakun për analiza dhe më thonë: Sot është e premte, do t’i çojmë nesër analizat, na jep numrin e telefonit. Dhashë numrin e telefonit, m’i çuan në ËhatsApp. Ndërkohë, unë ja mora numrin doktoreshës. Se tha merri analizat edhe m’i sill mua. Dhe merren analizat me telefon, ia dërgoj doktoreshës. Thotë, shiko Dan, konfirmimi i analizave është baras me ekon, domethënë nusja ishte 45 ditë shtatzënë. Realisht nuk u ndjeva mirë. Dhe shkova në shtëpi, siç kishin dalë analizat, nuk doja ta vazhdoja fare këtë bisedë. I thashë, ditën e hënë do të të çoj tek një specialist, të isha i sigurt.

A i lajmërove që ekoja ka dalë 45 ditëshe?

Dan Hutra: Po, po. Atë e vura në dijeni, por nuk e hapëm shumë si bisedë.

************************

Dan Hutra: U futa brenda, më lanë në arrest me burg. Më çojnë te 313. Sistemohem te godina B për arsye shëndetësore pasi unë vuaj me diabet. Futem në dhomë me Lad Kurtin, me Vladimir Kurti. Kisha gjyqin në Apel për ndryshim masë. Atë natë unë jam dërguar me urgjencë në spital. Vladimir Kurti atë natë më ka vjedhur numrin në xhepin e tutave dhe ka qenë numri i plakës dhe numri i Marjana Gurakuqit, edhe kodi ka qenë te numri që kisha regjistruar te edukatorja. Pa u bërë tamam 2 muaj, më ka thënë Marjana Gurakuqi, jam shqetësuar në telefon nga burgu. Dhe unë nisa tu qesh, i thashë kjo është e pamundur. Se kodin e kisha vetëm unë. Se i përdorim me kod numrat neve. Dhe nuk i vura rëndësi fare se çfarë më tha. Ajo zonja Marjana Gurakuqi kishte vazhduar duke folur me Ladin. Pas 3 muajve e gjysmë, Marjana Gurakuqi më kërkon të vrasë Marselin, burrin e vetë.

Spartak Koka: Si ta kërkon këtë?

Dan Hutra: Me një plan të mirëorganizuar vetë ajo se e kam mësuar unë se si bëhen këto gjëra dhe më thotë të hajë majmunin. Të hajë majmunin domethënë pseudonimi i Marselit ishte majmuni. Se majmuni i thoja në telefon atij. Të hamë, thotë, majmunin, dhe ajo ka ca toka që po bëhen ca pallate dhe donte të merrte hyrjet. I thashë unë, si the? Gje tha 3-4 çuna, ta lejë derën në çelës, brenda janë 40 milionë Lekë, të vijnë t’i marrin lekët. Këto biseda janë bërë në telefon.

Spartak Koka: Me telefonin e burgut?

Dan Hutra: Me telefonin e burgut. Më tha, t’i marrin lekët çunat dhe të ndodhi si grabitje. Vrasin Marselin dhe ngjarja si grabitje. Marjana në atë kohë, fëmijët edhe vjehrrën e vetë e kishte në Greqi, dhe i kam thënë çfarë the moj? A je mirë në mend a jo? Ajo e pa që unë e mora shumë keq dhe më tha po bëja shaka o frikacak.

Spartak Koka: Në cilin muaj ka ndodhur kjo bisedë?

Dan Hutra: Në muajin Gusht. Dhe më ka thënë po bëja shaka o budalla. Kam mbyllur menjëherë telefonin dhe kam thirrur shefin e informacionit te 313 dhe grupin e gatshëm. I kam thënë, me një lidhje telefonike me të dashurën time më ka kërkuar këtë këtë këtë. Dhe na ka thënë shefi i informacionit, ne nuk merremi me këtë punë, ka kompetent të tjerë që merren me telefonatat dhe me zbulimin e këtyre gjërave. Ok i kam thënë më fal. Nesër, ju thashë, mos më thoni se nuk ju kam thënë. Pas kësaj situate, Marjana e mori vesh se unë çfarë i kisha thënë shefit të informacionit. Dhe unë thoja nga e mori vesh kjo. Edhe unë po vazhdoja po dyshoja. Vazhdoja duke dyshuar por s’po bëja dot lidhjen. Thashë a mos ka lidhje me ndonjë polic, me ndonjë të dënuar që unë nuk e njoh. Ndërkohë, një ditë Vladimir Kurti bën takim. Kishin kaluar plot 20 ditë nga ngjarja që Marjana më kishte kërkuar të vrisja burrin. Bën takim Vladimiri, po Vladimiri kur i vinin në takim nuk i vinte ndonjë gjë kush e di. Atë ditë unë shoh çanta mezi po i binte ai pastruesi, ai punëtori, brenda, u habita. Një ndryshim shumë i madh. Se unë i kisha blerë atlete, rroba, Digitalb, komodina gjithçka ja kisha blerë unë Ladit. Më nxjerr një tas me byrek. Po u dridhte ore. Edhe tha ika unë në ajrosje. Më tha mua ha ti se unë po iki në ajrosje. Unë kam ngrënë mëngjes i thashë. Ai kishte sjellë byrek se e dinte që më pëlqente. Dola unë po flisja në telefon, ky doli në ajrosje. Kur erdhi e pa byreku që s’kisha ngrënë. Haje ore tha se është i nxehtë se ftohet. I them unë nuk dua. Po i them shumë me inat. Domethënë diçka po më frenonte. Dhe e marr unë atë tasin e byrekut t’ja jepja atij që ndante bukën, bërtiti ky, mos ja jep atij tha mos ja jep. Po pse mor vlla thashë çfarë ke. E ka kapur byrekun, nuk e ka hedhur në kazan të plehrave, po e ka shtrydhur me dorën byrekun dhe e ka hedhur në gropën e ujit. Aty dyshova shumë unë. Nejse. Në darkë i them ore përse e hodhe byrekun. Andej e këtej patëm goxha debat. Edhe unë fola me ca fjalë jo të këndshme. Të nesërmen më ka thënë Marjana Gurakuqi a ka vdekur kush në burg? Jo i thashë unë. Përse, i thashë? Jo tha pyeta se mos ka vdekur kush atje tek ju. Pra byrekun e kishte çuar Marjana Gurakuqi. Ajo e pa që unë isha gjallë, obobo tha mos e ka ngrënë tjetërkush byrekun.

Spartak Koka: Byreku ishte i helmuar sipas teje?

Dan Hutra: Po si sipas meje, ti a dëgjove çfarë veprimesh bëri Ladi a jo.

Spartak Koka: Që nga ky moment kur fillove të dyshoje që po të bëhet ky sulm?

Dan Hutra: Të nesërmen vjen shefi i regjimit dhe i them shefit të regjimit dua të më ndërrosh dhomë. E kam ndërruar dhomën brenda gjysmë ore. Pas 3 ditëve jemi konfliktuar me Ladin. Dhe më ka marrë mua policia më ka zbritur nga kati i parë më ka zbritur në minus. Këto janë dokumente që faktohen, lëvizjet të gjitha. Kam zbritur në minus dhe kam vazhduar duke folur me Marjanën. I kam kërkuar Marjanës të më japë Lekë, 80 mijë Euroshin që ja kisha dhënë, e kërkova, i thashë më duhen lekët andej këndej dhe shiko çfarë më thotë Marjana. 80 mijë Euroshin thotë unë jam kam dhënë dikujt tjetër të ma ruaj dhe ai nuk ndodhet në Shqipëri. U acarova aq shumë sa po ja kërkoja lekët me këmbëngulje. Dhe më jep vetëm 20 mijë Euro.

Spartak Koka: Po ku ti sjell?

Dan Hutra: Marjana ia jepte një personi tjetërkujt.

Spartak Koka: I çove një njeri ti?

Dan Hutra: Po sigurisht. Ca njerëz i ka njohur Marjana. Prit se Marjana ka histori tjetër. Policia ose Prokuroria me hetue, nëna e Ladit, Marjana dhe nja 7 veta të tjerë sot ishin në burg ore sepse nëna e Ladit ka çuar telefonin te Marjana, i kam me numra. Numri që ju ka dhanë Marjanës që folte me Vladimir Kurtin ia ka dhënë nëna e vetë. Nuk ka qenë numri i Marjanës. Edhe unë që kam folur me Marjana Gurakuqin ka qenë numri im nuk ka qenë numri i Marjanës. E ngacmoj Marjanën, i them kush të ka marrë në telefon. Po tha unë ta kam thënë para 2 muajve që dikush më ka shqetësuar nga burgu. Nuk ashtu. I thashë unë jam larguar nga 313. Tha ti nuk je larguar nga 313 ke ndërruar kat. Po ti i thashë nga e di? Më thotë, ma ka thënë Lad Kurti. E pranoi Marjana se fliste me Vladimir Kurtin. Më iku truri.

**********************

Dan Hutra: Po diskutonim me Marjanën, ma dha adresën e shtëpisë së Ladit dhe më pyeti Marjana hë kur do ta bësh atë. Domethënë kur do i vrasësh njerëzit e Ladit. Që ajo të rrinte e qetë pasi Marjana ka pasur frikë se mos i vrisja unë kalamajt.

Spartak Koka: Po pse kishte frikë? E kishe kërcënuar për kalamajt ti?

Dan Hutra: Nuk e kisha kërcënuar po ajo më njeh shumë mirë se kush isha dhe puna e 80 mijë Euroshit kishte frikë.

Spartak Koka: Po me çfarë i ke fituar 80 mijë Euro Dan Hutra?

Dan Hutra: Kur jam kthyer nga Holanda jam kthyer me lekë të madh.

Spartak Koka: Je marrë më drogë atje?

Dan Hutra: Po tani ç’rëndësi ka, unë them kaq.

Spartak Koka: Po çfarë rëndësie, ti e the vetë që jam marrë me drogë pak më përpara, tani thua çfarë rëndësie ka.

Dan Hutra: Po mirë e dinte dhe policia se çfarë pune kam bërë.

Spartak Koka: Po na e thuaj pra se s’ke çfarë të fshehësh. A je duke thënë të vërtetat?

Dan Hutra: Po nuk jam duke i fshehur, jam marrë më drogë, me vjedhje, me gjithçka.
Spartak Koka: Pasi je arrestuar, çfarë ka ndodhur?

Dan Hutra: Ata kanë të drejtën e vetë të ngrenë çdolloj akuze, unë të drejtën time të mbrohem edhe të shpjegohem. Nuk dua të përfitoj asnjë gjë, unë e di se do marr 2-3 burgime të përjetshme dhe nuk më intereson fare kjo. Çfarë kam bërë, e kam bërë me vetëdije dhe nuk bëhem kurrë pishman. E di për kë jam bërë pishman? Jam bërë pishman për atë vajzën nga Kukësi, ajo ka shku e pafajshme dhe unë i kërkoj një ndjesë të madhe familjes të asaj edhe pse ndjesa ime nuk pi ujë se dhimbja e tyre është shumë e madhe, por realisht unë 20 veta po të kisha gjetur aty në shtëpi, si te shtëpia e Alketës dhe si te shtëpia e Vladimir Kurtit, unë nga 20 veta do t’i vrisja të gjithë.

Spartak Koka: Është shumë e rëndë kjo Dan. /Marrë nga TV Klan.al