Ballina Lajme Dalin pamje të reja nga sulmi vrasës ndaj Top Channel. Kangjellat e...

Dalin pamje të reja nga sulmi vrasës ndaj Top Channel. Kangjellat e shpuara tejpërtej nga plumbat!

1

TIRANË- Dalin të tjera pamje nga sulmi i rëndë drejt Top-Channel që shkaktoi vdekjen e rojës së sigurisë Pal Kola.

Në galeri shikoni foto që tregojnë detaje nga breshëria e armëve të zjarrit.

Në fotot duket se si shufrat e hekurit të ambienteve të televizionit kombëtar, janë shpuart tejpërtej nga plumbat e kallahsnikovit.

Vrima që kanë krijuar, sipas matjeve, është një katror i përbërë nga katër brinjë me nga 2 centimetra secila.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallshnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.

Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.

Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallshnikovët u gjetën duke u djegur.