Ballina Lajme Çlirimi i Kosovës/ Ambasada amerikane përkujton 12 qershorin e 1999-s

Çlirimi i Kosovës/ Ambasada amerikane përkujton 12 qershorin e 1999-s

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përkujtuar 12 qershorin, ditën kur forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut Të prira nga ato amerikane e britanike, hynë në Kosovë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale ambasada amerikane ka deklaruar se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë shqiptarë të Kosovës iu mundësua kthimi në shtëpi.

Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, shkruan në postimin e saj abasada amerikane në Kosovë.

Kosova shënoi sot 12 qershorin, dita kur në Prishtinë hynë forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut në vitin 1999, ku në kalendarin e festave jozyrtare, kjo ditë njihet si “Dita e Paqes”.

/rtsh.al/