Ballina Lajme Celibashi: Zgjedhja e kandidatëve të pastër, thelbësore për funksionimin e një shoqërie...

Celibashi: Zgjedhja e kandidatëve të pastër, thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike

1

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se partitë politike në vend, përfshirë partitë e mëdha, vazhdojnë të kenë probleme në lidhje me dorëzimin e dokumentacioneve për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë bashkie apo listat shumë emërorë për anëtarë të këshillit bashkiak.

I ftuar në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Celibashi u shpreh se dorëzimi i dokumentacionit bëhet në limitin e afateve.

Vazhdojmë të kemi problematika në lidhje me dorëzimin e listave shumë emërore të kandidatëve për anëtarë këshilli dhe kryetar bashkie. Është e çuditshme që edhe parti të mëdha e sjellin dokumentacionin në limit të afateve”, tha Celibashi.

Teksa theksoi se nevojitet ende vlerësimi i dokumentacioneve të dorëzuar në KQZ për të patur informacion të saktë mbi numrin e partive që do të garojnë më 14 maj, Celibashi u shpreh se deri më tani janë 24 subjekte që kanë shprehur interes.

Do të vlerësojnë dokumentacionet për të patur më të plotë panoramën e partive politike që vërtetë do garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Deri tani këtë informacion nuk e kemi të saktë. Për KQZ, për atë dokumentacion të dorëzuar, janë 24 subjekte që kanë paraqitur kërkesat për regjistrim të kandidatëve për kryetarë bashkive apo listat shumë emërorë për anëtarë të këshillit bashkiak”, deklaroi kreu i KQZ.

/rtsh.al/