Ballina Lajme Celibashi u jep mandatin kryetarëve të 12 bashkive, shpërndan edhe mandatet për...

Celibashi u jep mandatin kryetarëve të 12 bashkive, shpërndan edhe mandatet për këshillat bashkiak

0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të martën dhënien e mandateve për kryetarët e 12 bashkive, si dhe shpërndarjen edhe të mandateve për këshillat bashkiak.

Në seancën publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi edhe Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

“Komisioneri shpalli fitues Pjerin Ndreun, si Kryetar i Bashkisë Lezhë, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Komisioneri shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat bashkiak:

  1. Bashkia Libohovë;
  2. Bashkia Fushë-Arrëz;
  3. Bashkia Vorë;
  4. Bashkia Divjakë;
  5. Bashkia Poliçan;
  6. Bashkia Skrapar;
  7. Bashkia Pustec;
  8. Bashkia Këlcyrë;
  9. Bashkia Tepelenë;
  10. Bashkia Sarandë;
  11. Bashkia Delvinë;
  12. Bashkia Konispol.

Po në këtë seancë, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:

  1. Bashkia Libohovë, z. Leonard Hide;
  2. Bashkia Poliçan, z. Adriatik Zotkaj;
  3. Bashkia Fushë-Arrëz, z. Hil Curri;
  4. Bashkia Vorë, z. Blerim Shera;
  5. Bashkia Divjakë, z. Josif Gorrea;
  6. Bashkia Skrapar, z. Adriatik Mema;
  7. Bashkia Pustec, z. Pali Kolefski;
  8. Bashkia Këlcyrë, z. Klement Ndoni;
  9. Bashkia Tepelenë, z. Tërmet Peçi;
  10. Bashkia Sarandë, z. Oltion Çaçi;
  11. Bashkia Delvinë, z. Besmir Veli;
  12. Bashkia Konispol, z. Ergest Dule.

/rtsh.al/