Ballina Bota Bisedimet Kiev-Moskë, hekilopteri ushtarak dërgon delegacionin ukrainas në Bjellorusi, Zelensky nuk është...

    Bisedimet Kiev-Moskë, hekilopteri ushtarak dërgon delegacionin ukrainas në Bjellorusi, Zelensky nuk është i pranishëm

    2

    Sot pritet të zhvillohen bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi. Një video e mediave ruse tregojnë momentin kur helikopteri ushtarak me delegacionin ukrainas mbërrin në kufi me Bjellorusinë.

    Edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi në tëitter se ekipi negociator ukrainas ka mbërritur për bisedime me Rusinë në kufirin me Bjellorusinë

    Delegacioni ukrainas përfshinë Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.